Riker dhe Xhonson: Hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut merituan të shpërblehen menjëherë

Hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut merituan të shpërblehen menjëherë, theksoi ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së, Filip Riker dhe senatori Ron Xhonson në takimin e sotëm me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në Bratisllavë.

Marketing

Ndihmës-sekretari shtetëror amerikan, Riker, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish ambasador i SHBA-së në vendin tonë, e ka potencuar mbështetjen e SHBA-së në perspektivat evropiane të vendit tonë.

“Maqedonia e Veriut me hapat e saj të vendosur dhe vendimet e guximshme meritoi anëtarësim në NATO dhe perspektivë të qartë evropiane “, ka theksuar Riker dhe ka paralajmëruar se SHBA-ja është aktive në bisedat me aleatët evropian rreth nevojës për reagim pozitiv edhe nga BE-ja në suksesin e treguar.
Riker ka shfaqur shpresë se këtë verë Maqedonia e Veriut do të marrë përgjigje pozitive nga Këshilli Evropian, përkatësisht hapje të negociatave me BE-në.

Senatori Xhonson e ka përshëndetur edhe mbështetjen e qytetarëve për hapat e guximshëm të Qeverisë dhe ka paralajmëruar se pret rrumbullaksim të shpejtë dhe efikas të procesit për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në senatin amerikan. Procesi i tërësishëm i ratifikimit, ka potencuar ai, është në rrugë të shpejtë dhe presim të përfundojë me sukses deri në fund të vitit.

Ministrja Shekerinska ka shfaqur faënderim për mbështetjen e SHBA-së si partner strategjik i shtetit.

“NATO-ja me të vërtetë e mban fjalën. Kemi proces të shpejtë dhe efikas, ratifikimet zhvillohen në mënyrë të shkëlqyer. Shpresoj se Bashkimi Evropian do ta ndjek këtë shembull dhe do t’i fillojë negociatat. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në ishin motivet kryesore për zgjidhjet e problemeve të cilat kanë qëndruar në rrugën drejt këtyre qëllimeve strategjike”, ka potencuar ministrja.

Takimet me ndihmës sekretarin Riker dhe senatorin Xhonson ishin mbajtur në margjinat e Forumit GLOBSEK në Sllovaki, ku është diskutuar për të ardhmen e BE-së dhe NATO-s.

Marketing