RIKER: Manastiri ka pozitë strategjike në jetën ekonomike e politike të vendit

Ushtruesi i detyrës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërns sot e ka vizituar komunën e Manastirit ku ka realizuar takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska.

Marketing

Ish ambasadori amerikan në vend Riker ka shprehur kënaqësi që përsëri është për vizitë në Manastir dhe e ka prezantuar ambasadoren e re amerikane Bërns e cila për herë të parë ka qenë për vizitë zyrtare në komunën e Manastirit.

“Manastiri është qytet i cili ka pozitë strategjike edhe në jetën ekonomike e politike të vendit”, ka thënë Riker në takimin me Petrovskën.

Kryetarja e Manastirit Petrovska ka theksuar bashkëpunimin e ardhshëm dhe është falënderuar për mbështetjen që qyteti i Manastirit e merr nga ana e SHBA-së.

Funksionari i lartë amerikan nga Manastiri vizitën e punës do ta vazhdojë në Shkup.