‘Rikonstruimi i Qeverisë’, BDI merr drejtori të reja

BDI në fazën e parë të rikonstruimit do të kërkon që të bëhen ndryshime në nivel drejtorësh, ndërsa për ministrat do të diskutohet më vonë, thonë burime të TV21.

Marketing

Siç mëson Tv21, BDI me rikonstruimin e Qeverisë do të marr edhe disa drejtori të reja.

Por si do të shkoj rikonstruimi i qeverisë, do të mësohet ditëve në vazhdim.

Ndryshe para disa ditëve Kryeministri Zaev theksoi se nëse në qershor ose korrik, Maqedonia e Veriut nuk merr datë për nisje negociatash, ai tha se si opsion e sheh kthimin e mandatit.

Nëse vjen puna deri këtu, sipas Zaevit, hapen dy opsione të reja, formim i një qeverie të re ose zgjedhjet e parakohshme, për të cilat thotë se do të ishin të dëmshme për ekonominë.

Marketing