Rikonstruksioni i bulevardit në Bit Pazar mbyllet në fund të gushtit

Në fund të gushtit pritet të marrë fund kaosi i krijuar në bulevardin Kërste Misirkov. Kreu i Shkupit Shilegov shprehet optimist për përfundimin e shpejtë të punimeve në rrugën nga kompleksi i Gjykatave deri në Bit Pazar.

Marketing

Pritjet e mia janë se në Bit Pazar do të përfundojmë edhe para afatit të paraparë dhe kështu shumë shpejtë do të stabilizohet gjendja”- tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Shilegov paralajmëroi se me përmbylljen e punimeve do të pastrohet edhe pjesa e vendkalimit të jashtëligjshëm që ndodhet tek ura në Bit Pazar, por edhe largimi e objektit afarist ngjitur me hyrjen për në mbikalim. Shilegov tha se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë objekti të paligjshëm dhe që pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Atje do ta mbyllim atë kalimin e jashtëligjshëm me qëllim që t’i shmangim fatkeqësitë, vitin e kaluar kishim fatkeqësi në komunikacion me pasoja të dëmshme. Gjithkush që nuk ka miratim për vendosjen e pajisjeve urbane në çfarëdolloj mënyre do të sanksionohet nga ana e Inspektoratit të Qytetit të Shkupit edhe pse ajo duhet të rezultojë me heqjen e objekteve të pa përcaktuara. Gjatë rikontruimit do të hiqet ai kalim joligjor tek ura për këmbësorë”-pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Shkupi kohë më parë mori iniciativë për të bllokuar vendkalimin i cili është hapur në kohën kur është ndërtuar mbikalimi po pavarësisht paralajmërimeve, deri më tani gjendja mbetet e njëjtë.

Marketing