Rikthehen në MPB Llazarevski dhe Kostovski që zbuluan aferën e përgjimeve

Gjorgi Llazarevski dhe Zvonko Kostovski, informatorët që zbuluan aferën e përgjimeve të qeverisë së kaluar, nga sot janë rikthyer në vendet e tyre të punës në MPB.
Këtë në profilin e tij në fejsbuk, e ka publikuar ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

Marketing

Lazarevski është dëshmitar i PSP-së në rastin “Target-Fortesa”, ku ka zbuluar detaje për atë se sa kohë ka pasur nevojë për të zbuluar se çfarë po ndodhë në DSK, me çfarë kërcënime është ballafaquar dhe kush ka qenë i përgjuar nga të akuzuarit në aferën e përgjimeve.

Së bashku me Kostovskin kanë zbuluar aferën e përgjimeve më masive në Maqedoni.
Llazarevski ishte 11 muaj në paraburgim.