Rikthehen tërmetet në Korçë, banorët përfshihen nga paniku

Korçës nuk po i ndahen tërmetet. Pasditen e së mërkurës në qytet dhe zonat përreth pati lëkundje të forta sizmike.

Marketing

Tërmeti i rënë ishte me magnitude 4.7 Shkalla rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës.

Banorët e qytetit u përfshinë nga paniku dhe vrapuan deri tek lulishtet e lagjeve.

Në fshatin Qafëzezë sipas raportimeve nga banorët janë dëmtuar rreth 12 shtëpi të cilat u prekën edhe nga tërmeti i 1 qershorit.

Dëmtime nga tërmeti ka edhe në Vidohovë.

Marketing