Rikthehet Adelina Tahiri, publikon këngën e re “Përgjithmonë” (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, i është rikthyer muzikës pas dy vitesh me një projekt të ri muzikor.

Marketing

“Përgjithmonë” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë dhe RnB.

Muzika është punuar nga kompozitori maqedonas, Darko Dimitrov, gjersa për tekstin është kujdesur Petro Xhori.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në qytetin e vjetër të Capadocias, në Turqi.

Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.

Këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft tërheqëse në klip, duke vënë në pah linjat tërheqëse.

Adelina prej dy vitesh ka munguar në skenën shqiptare, kjo për shkak të përkushtimit në jetën familjare si nënë dhe si bashkëshorte.

Marketing