Rikthehet Bertan Asllani, publikon këngën “Fluturojmë”

Bertani pas shumë kohësh është rikthyer me këngë të re.

Një artist që tash e një kohë i ka munguar skenës muzikore shqiptare është edhe Bertan Asllani.

Marketing

Këngëtari është rikthyer me një projekt të ri muzikor, të cilin sapo e publikoi në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

“Fluturojmë” titullohet balada me të cilën Bertani preferoi të rikthehet, ndërsa tekstin e saj e shkroi Lindon Berisha.

Për muzikën u kujdes vet artisti, kurse mastetrin Buğra Kunt. Kjo këngë erdhi e vizualizuar edhe me videoklip.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri nga Bertan Asllani, me të cilin artisti kthehet në tregun muzikor pas shumë kohësh.