Rikthehet Indiana Jones. Filmi i ri i Harrison Ford del në kinema në 2021

Harrison Ford do të interpretojë sërish Indiana Jones, për kapitullin e pestë të sagës, që do të dalë nëpër kinema në 2021. Dhe për fatin e personazhit ikonik, ai i ka idetë shumë të qartë.

Marketing

I pyetur në një emision televiziv, se cilin do të donte të shikonte në petkat e arkeologut në të ardhmen, aktori është përgjigjur: Askush nuk do të jetë Indiana Jones, nuk e kuptoni? Unë jam Indiana Jones. Kur të mos jem më unë nuk do të ketë më Indiana Jones, është e thjeshtë…

Kishte më herët zëra për një kandidaturë të mundshme të Kris Prat për rolin, në një rikthim të ardhshëm të serisë, por me sa duket, Harrison Ford, nuk ka asnjë qëllim të heqë dorë nga kamzhiku dhe kapela.

Është një mënyrë e tmerrshme për t’ia thënë Kris Pratt.
Më vjen keq, mik – ka vijuar Ford, mes të qeshurave të publikut që po e ndiqte në studio.

Marketing