Rikthehet Leonora Poloska

Leonora Poloska është padyshim ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e cila ndër vite solli projekte që u pëlqyen mjaft shumë nga publiku.

Marketing

Këngëtarja nga Maqedonia ka disa vite që është larguar nga skena duke iu përkushtuar rritjes së vajzës së saj, Andora.
Leonora, e cila është e martuar me kompozitorin e njohur Andin Randobrava duket se nuk do të mungojë më në skenën shqiptare.

Sipas burimeve të GazetësExpress këngëtarja së shpejti do të kthehet me një projekt të ri.
Kënga tashmë është në finalizim dhe do të vijë e realizuar edhe me videoklip.
Leonora njihet për zërin unik dhe tekstet me shumë kuptim ndërsa pritet që edhe kënga e re të pëlqehet nga publiku.

Marketing