Rikthehet linja hekurudhore Shkup-Selanik, ja sa do të kushtojë bileta

Hekurudhat e RMV-së Transport informojnë se nga data 15 e këtij muaji vendosin ofertë tarifore City Star për udhëtim kthyes në relacionin Shkup-Selanik-Shkup.

Marketing

Në publikimin në ueb faqen e ndërmarrjes hekurudhore është bërë e ditur se çmimi i biletës do të varet nga numri i udhëtarëve të cilët udhëtojnë së bashku, por më së shumti pesë persona të rritur dhe një fëmijë.

Biletat mund të nxirren në stacionin në Shkup dhe në stacionin në Selanik.

Nëse grupi përbëhet nga pesë udhëtarë të moshës madhore, bileta për një udhëtar do të kushtojë 13,5 euro ose 836 denarë. Në rast se grupin e përbëjnë pesë udhëtarë të moshës madhore dhe një fëmijë, bileta për një udhëtar do të kushtojë 12,20 euro ose 756 denarë, informojnë nga HM Transport.

Marketing