Rikthehet Malësori me këngën “Mikpritja e shqiptarit”

Për festat e fundvitit këngëtari i njohur shqiptar, Malësori ka publikuar projektin e tij më të ri.

Marketing

Projekti mban titullin “Mikpritja e shqiptarit” dhe po pëlqehet nga publiku, shkruan Indeksonline. Muzikën dhe tekstin e këngës ia bëri Ilir Berani, ndërsa orkestrën Miti Geci.

Kujtojmë që projekti i fundit i Malësorit ishte bashkëpunimi me këngëtarët e njohur të estradës shqiptare, si Shkurte Fejza, Ramadan Krasniqi, Shkelzen Jetishi, Gili, Violetë Kukaj, Edona Llalloshi dhe Ylli Demaj, të cilët e sollën këngën “Oj Kosovë Oj Shqipni”.