Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Mëngjesi i së dielës pritej me entuziazëm të madh nga dashamirët e sportit luftarak UFC, pasi rikthej irlandezi McGregor.

Megjithatë, rikthimi i luftëtarit të njohur si ‘The Notorious’ nuk ishte më i miri, pasi u mposht shpejt dhe lehtë nga kundërshtari i tij.

E gjitha ndodhi në raundin e dytë, kur luftëtari amerikan i dha disa goditje të njëpasnjëshme McGregorit, duke e mposhtur me nokaut.

Pas goditjeve, irlandezi nuk arriti të këndellet dhe gjyqtari e ndërpreu lojën duke ia dhënë fitoren Poirierit.

Me këtë fitore, Poirier i hakmerret McGregorit për humbjen e shkaktuar në vitin 2014 dhe tashmë dyshja janë barazuar në meçet e ndërsjella.