Rikthimi i futbollit pas pandemisë, FIFA propozon një rregull interesant për skuadrat

FIFA ka kërkuar që skuadrave t’u mundësohen të përdorin pesë zëvendësime gjatë ndeshjeve për t’u përshtatur me ritmin pas rikthimit në fushën e lojës. Propozimi ka ardhur nga FIFA drejt Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, që kontrollon Ligjet e Futbollit.

Marketing

Krejt kjo vjen për shkak se futbolli është i pezulluar që prej muajit mars shkaku i koronavirusit, dhe kjo ka ndikuar në gjendjen fizike të futbollistëve.

“Shqetësimi ynë është më i madh dhe ndeshjet e shpeshta mund të sjellin më shumë lëndime te futbollistët”, thuhet fillimisht në njoftimin e FIFA-s.

“Të gjitha skuadrat duhet të përdorin nga pesë zëvendësime gjatë ndeshjeve”, thuhet më tej. “Sa i përket futbollit, duhet të fillojë kur autoritetet shëndetësore dhe qeveritë thonë se është e sigurtë të luhet”, ishte njoftimi i FIFA-s.

Marketing