Rimbledhja e Kuvendit,Maksuti: Nuk ka bazë kushtetuese

Iniciativën për rikthimin e Kuvendit, profesori universitar, Mersim Maksuti, e vlerëson si jokushtetuese. Ai sqaron se Kushtetuta në këtë drejtim është e qartë, ku thuhet se pas shpërbërjes së Parlamentit shkohet në zgjedhje dhe kjo është e padiskutueshme.

Marketing

Tentativën për futjen në funksion të Kuvendit, Maksuti e cilëson si një lloj politike e organizuar nga pozita dhe opozita, pasi që as në gjendje të jashtëzakonshme nuk ka bazë kushtetuese për kthimin e Kuvendit në funksion.

“Qëllimi për rimbledhjen e Parlamentit nuk e justifikon kërkesën për shkak se kërkesa e grupit parlamentar të LSDM-së që të rimblidhet Parlamenti me arsyetimin se konstatohet gjendja e jashtëzakonshme që e ka shpallur presidenti i shtetit nuk qëndron, sepse konstatimin e gjendjes së jashtëzakonshme mund ta bëjë parlamenti i ardhshëm, deputetët e rizgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare dhe kjo nuk peshon. Arsyeja tjetër që Parlamenti të jetë më funksional, as kjo nuk qëndron, për arsye se Parlamenti në gjendje të jashtëzakonshme, siç është edhe në gjendje lufte, ka kufizim të veprimtarisë së tij, d.m.th. një pjesë e funksioneve legjislative të parlamentit kalojnë te Qeveria. Prandaj roli i Parlamentit në këtë situate është i zbehtë dhe për këtë arsye nuk besoj se ka nevojë që të mblidhet Parlamenti.”,- deklaroi profesori universitar, Mersim Maksuti.

Marketing