“Rindërtimi, Rama nga Roma: Ndihma e Italisë ishte e jashtëzakonshme

I gjendur në Romë, kryeministri i vendit, Edi Rama mori pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qendrore e Jugore, InCe, që u mbajt në ambientet e ministrisë së Jashtme italiane.

Marketing

Pas samitit në fjalë, Rama u shpreh:

“Reagimi është pozitiv, pata edhe një takim me komisionerin e ri për Zgjerimin. Komisioneri dhe presidentja e KE-së janë të angazhuar për zhvillimin e Konferencës. Përpos mirënjohjes, nënvizuam domosdoshmërinë për nevojën e rindërtimit. Goditja që morëm ishte tronditëse, por reagimi për Konferencën e Donatorëve është pozitiv. Mbi rindërtimin do punojmë me intensitetin e duhur. Tërmeti që goditi Shqipërinë ishte fatal, por ndihma e Italisë ishte e jashtëzakonshme. Kryeministri Conte qe ndër të parët që erdhi në ndihmë në orët e para të mëngjesit.”

Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi.

Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.

Marketing