Rinia botërore në grevë për klimën

Qindra-mijëra të rinj manifestuan sot në mbarë botën, në atë që është quajtur si mobilizimi më i madh i organizuar ndonjëherë, për t’u bërë thirrje të rriturve që të veprojnë kundër katastrofës klimatike.

Marketing

Nga Sidnei në Seul, duke kaluar nga Manila, Bali, Tokio apo Bombei, Azia e Paqësorit i hapi udhë sot nismës “E Premtja për të Ardhmen”, që ka si qëllim të ushtrojë presion mbi politikanët dhe sipërmarrjet, që të ndërmarrin masa drastike për të frenuar rritjen e temperaturave shkaktuar nga veprimtaria njerëzore.