Rinia e Shipkovicës në 2001 ishte pas Ali Ahmetit, rinia e 2020 sërish pas Ali Ahmetit

Numri i madh i të rinjve në Shipkovicë nuk dallon nga viti 2001 kur iu bashkuan UÇK-së dhe Ali Ahmetit. Sonte në prani të kryetarit të degës së BDI-së Tetovë, Florin Besimit, ministrit Hisen Xhemailit dhe koordinatorit Valmir Azirit rinia e Shipkovicës i dhanë vulën e suksesit BDI-së me 12 Prill njejtë sikur i dhanë vulën e fitores së luftës në 2001 po nga Shipkovica.

Marketing

Në krye të të rinjve në KV të forumit rinor të BDI-së u zgjodh Arbian Seferi ku ai theksoi se të rinjtë do të jenë motori kryesor i fitores së madhe në zgjedhjet e Prillit, pasi para nesh kemi po atë lider të vitit 2001.
Koordinatori, Valmir Aziri tha se uragani blu i ka rrënjët e thella dhe trashgimi krenare, kjo është Shipkovica e Ali Ahmetit, Shipkovica mikëpritëse e bujare, simboli i rezistencës dhe i kauzës shqipëtare.

Ndryshe në çdo Këshill Vendor ka anëtar të rinj që besojnë në vizionin e Ali Ahmetit dhe fitoren e madhe të 12 Prillit, deri tani ka mbi 1000 mijë anëtarësime të reja ku dita ditës po rritet BDI-ja në çdo degë të saj./TS/

Marketing