Rinia e Shkupit nuk ndalet, kërkon bashkim për kryeministër shqiptar

Rinia e Shkupit vazhdon të kërkojë bashkim të të gjithëve për kryeministrin shqiptar. Në rrugët e Shkupit shihen mbishkrime “Erdhi koha për tu bashkuar një amanet për tu jetësuar” .

Marketing

Sonte gjithashtu edhe Kërçova u bashkua me qytetet tjera si Çairi, Kumanova, Tetova, Gostivarit, Likova, Struga, Kumanova, Sllupçani dhe të tjera me moton “PSE JO” për kryeministrin e parë shqiptar, përcjell TS.

Me moton “PSE JO” i japin mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.

Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parollë e cila thoshte:”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.

Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Marketing