Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme, Angellovska paralajmëroi program ambicioz

Javën e ardhshme në seancë Qeveritare do të bëhet rishikimi i buxhetit që është një nga masat edhe për të stimuluar rritjen e përgjithshme të pagave. Ministrja e re e Financave, Nina Angellovska tha se do të shqyrtohet efektet e të gjitha reformave të filluara dhe të propozura deri më tani e më pas do të sillet vendim.

Marketing

“Rishikimi është në fazën përfundimtare. Unë ditëve të fundit kam qenë e përfshirë në fazën përfundimtare, ja po presim që javën e ardhshme më në fund edhe të miratohet dhe prezantohet. Gjithsesi, edhe kjo masë që u paralajmërua është përfshirë në dy muajt në të cilët do të zbatohet, gjegjësisht nga 1 tetori planifikohet të miratohet ky ligj. Gjithsesi se në të njëjtin janë përfshirë edhe resorët tjerë kryesorë, kështu që më shumë do të mund të themi së shpejti kur masa do të shpallet.

Çfarë mund të presim për drejtimet e ardhshme të politikës fiskale”, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Angellovska paralajmëroi program ambicioz për udhëheqjen e financave publike si dhe paralajmëroi sjelljen e një ligji të ri për buxhet me të cilën do të rregullohen të gjitha proceset e buxhetit.

“Kemi Program për menaxhimin e financave publike që është me të vërtetë ambicioz, me të cilin në periudhën në vijim do të angazhohem të miratohet një ligj i ri për buxhete që rregullon të gjithë procesin e buxhetit dhe në të cilin është parashikuar të implementohet projekt të ri – d.m.th. një sistem të integruar për menaxhimin e financave publike që do të rrisë disiplinën fiskale dhe transparencën, dhe kjo me të vërtetë do të jetë një sfidë e madhe. Gjithsesi, do të ndryshojë në rrënjë shumë gjëra në mënyrën e menaxhimit të financave publike”, tha Nina Angellovska, ministre e Financave.

Nga qeveria premtuan, se deri fund të mandatit të tyre paga minimale në vend do të jetë 16,000 denarë , ndërsa rroga mesatare 30 mijë denarë. Ministri i ekonomisë Kreshink Bekeshi, para disa ditëve deklaroi se qeveria po punon për një ligj special për rritjen e pagave në sektorin privat, me të cilin shteti do të marr përsipër harxhimet sa i përket pagesës së kontributeve.

Marketing