Përfaqësuesit e popullit me amendamente për rishikimin e buxhetit kanë kërkuar që Ministria e Financave të ndajë fonde për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve. Secili deputet këmbëngul për projekte që lidhen me vendin nga i cili vjen ose e ka origjinën.

Rexhail Ismaili nga radhët e BDI-së ka kërkuar 16 milionë denarë për asfaltimin e rrugëve në Likovë .Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi e pranoi propozimin, por miratoi vetëm një të katërtën e parave të kërkuara.

Deputeti i opozitës, Ilija Dimovski, propozoi amendamente për të ndërtuar një qarkore rreth komunës së Velesit. Projektimi fillestar i Dimovskit është që për këtë projekt të infrastrukturës nevojiten 200 milion denarë.

Propozimi nuk u pranua me arsyetimin se nuk mund të sigurohen aq para me këtë rishikim për ndërtimin e këtij projekti. Dimovski beson se paratë që do t’u shpërndahen komunave për mbulimin e borxheve janë të ndara në mënyrë të padrejtë.

Komuna e Kumanovës që është dyfish më e madhe së komuna e Velesit sipas numrit të banorëve do të marrë dhjetë herë më shumë para. Komuna e Ohrit e cila është e njëjtë me komunën e Velesit, do të marr dhjetë herë më shumë para se Velesi me shpërndarjen e fondeve dhe kjo nuk është ndarje e drejtë “. – tha Ilija Dimovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetja e VMRO DPMNE-së, Liljana Zaturovska propozoi më shumë amendamente për rindërtimin e rrugëve përgjatë rajonit të Ohrit dhe Strugës. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave Elezi, kategorikisht i hodhi poshtë të gjitha amendamentet me shpjegim të shkurtër se për këto projekte duhet të drejtohet në kompaninë publike për rrugët shtetërore.

Për rishikimin e buxhetit, opozita dorëzoi 180 amendamente, kurse BDI-ja gjashtë. Deri në fund të javës së ardhshme, është paraparë që debati i ndryshimeve të finalizohet dhe të miratohet rishikimi i arkës shtetërore.