Rishikimi i Buxhetit pret miratimin në Kuvend 

Rishikimi i Buxhetit me të cilin praktikisht duhet të fillojë implementimi i pakos së katërt të masave, e kaloi debatin e amandamenteve dhe tani pret miratimin e tij në mbledhje të Kuvendit.

Marketing

Në ueb faqen e Kuvendit, tani për tani nuk është caktuar mbledhje e Kuvendit për rishikimin, i cili është i dyti për këtë vit për shkak të përballjes me pasojat nga kriza me koronavirusin.

Në të, të ardhurat janë më të ulëta për 0,2 për qind në krahasim me rishikimin e parë, shpenzimet janë më të larta ër 4,2 për qind, ndërsa deficiti është rritur për 22,6 për qind në krahasim me ribalancin e parë. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 196,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 253 miliardë denarë. Deficiti është 8,5 për qind të BPV-së.

Kompetentët nga Ministria e Financave shfaqin bindje se Buxheti është në gjendje të mirë dhe se me kohë do të paguhen të gjitha obligimet.

Mjetet për realizimin e masave nga pakoja e katërt janë siguruar me rialokim të mjeteve të pashfrytëzuara nga të gjitha institucionet. Pritjet janë se me realizim të këtyre masave do të kontribuohet për përmirësimin e rezultatit të përgjithshëm ekonomik, përkatësisht do të amortizohet goditja socio-ekonomike nga pandemia, ndërsa tashmë vitin e ardhshëm pritet rikuperim i ekonomisë me rritje ekonomike dhe konsolidim gradual fiskal.

Pakoja e katërt e masave është projektuar në 470 milionë euro dhe në të ka 31 masa të kahëzuara drejt qytetarëve dhe drejt sektorit të biznesit. Pjesë pakos së re janë kartelat pagesore në shumë prej 6.000 denarëve të cilat do t’i marrin prindërit e vetëm, pensionistët me pensione deri 15.000 denarë, kërkuesit pasivë të punës dhe artistët e pavarur … Kakrtela pagesore “Blej vendore” ndërkaq do të marrin ata studentë të cilët ishin harruar me pakon e tretë.

Për kompanitë do të sigurohen 100 milionë euro të tjera kredi të volitshme nga Banka zhvillimore, ndërkaq vazhdon edhe masa për mbështetje financiare për pagesë të rrogave për të punësuarit për të cilën Propozim-zgjidhje tashmë kaloi procedura qeveritare. Risi është që kompanitë me rënie më të madhe të të ardhurave, do të marrin mbështetje më të madhe për pagesë të rrogave. Kompania e cila ka të ardhura të zvogëluara prej mbi 80 për qind, do të marrë mbështetje financiare për pagesë të rrogave deri 21.776 denarë për të punësuar, përderisa kompanitë me të ardhura të zvogëluara prej 30 deri 40 për qind, do të marrin mbështetje deri 14.500 denarë për të punësuar.

Me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet nga ana e punëdhënësve të cilët ishin konstatuar gjatë periudhës së kaluar, tani në zgjidhjen ligjore janë paraparë edhe mekanizma mbrojtës që rroga të arrijë tek i punësuari, përkatësisht në rast se punëdhënësi paguan rrogë më të vogël, janë paraparë gjoba deri 10 mijë euro, varësisht nga madhësia e subjektit juridik.

Marketing