Arben Ristani sikurse pritej nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashes.

Ai ka ironizuar edhe mbeshtetesit  e Bashes ne Keshillin Kombetar duke pohuar se pavaresisht duartrokitjeve per të, PD do te vazhdoje te jete ne opozite edhe per 4 vjet te tjera.

“Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.
Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. ”

Ristani akuzoi Bashën se ka humbue tre here ne zgjedhje, madje edhe nje here qe ai fitoi, te gjithe e dine sesi e beri.

“Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tre herë
Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.
Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë. Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proçes. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë.Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë.”

PD, sipas Ristanit, duhet të bëhet demokratike.

“Rama nuk mundet me të njëjtin model.
Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata.”

Artikulli paraprakBarcelona në kategorinë e femrave fiton Ligën e Kampionëve, ‘demolon’ Chelsean në finale
Artikulli tjetër‘Po mendojmë emrin e djalit’, Andi jep lajmin e bukur për lidhjen me Melisën