Ristevska: Ka reforma të mjaftueshme për vlerësim pozitiv nga KE-ja

Në edicionin e sontëm të emisionit “360 gradë” gjatë debatit për reformat në administratën publike, Malinka Ristevska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson se vendi ka përmirësim në administratës publike mirëpo ajo thekson se ka ende edhe shumë punë për tu bërë.

Marketing

Nuk do thosha se shkojnë me ritmin e dëshiruar, por nëse i ndiqni raportet, përfundimet e Këshillit edhe në nivel rajonal, do të shihni një përparim jo aq spektakolar, por të vazhdueshëm. Këtë e tregojnë raportet e SIGMA-s, si dhe të KE-së. Çfarë qëndron prapa kësaj, është çështje tjetër për analizë. Por të themi se këtu nuk ka diçka spektakolare në vlerësimin, e as dallime spektakolare në raport me vitin e kaluar apo para atij, nëse e shohim se te ne kishte një vlerësim për kapje të shtetit, ku çështje kryesore ishte roli i administratës publike”- tha Malinka Ristevska nga Instituti për Politikë Evropiane.

Ristevska vlerëson se puna e deri tanishme e Qeverisë dhe e reformave në administratë do të jenë të mjaftueshme për marrjen e vlerësimit pozitiv nga KE në prill të vitit të ardhshëm.

Nëse shkon në këtë drejtim do të jetë e mjaftueshme sepse ka parime të caktuara, të cilat i ndjek BE-ja, dhe këtu ka një përparim që është konstatuar tashmë. E para, strategjia u miratua, ajo që zvarritej dy tre vjet, është vendosur sistem i ndjekjes së strategjisë, ka pjesëmarrje më të madhe të organizatave civile etj. Ka një përparim, që me siguri, së paku sipas mendimit tim, do të jetë i mjaftueshëm. Dhe nëse nuk ka kthim mbrapa, nëse vazhdon përparimi, kjo do të mjaftojë” – u shpreh Malinka Ristevska nga Instituti për Politikë Evropiane.

Marketing