Ristoska: PPS është gjallë, ende shpresoj se do të ketë zgjidhje

Prokuroria Publike Speciale i ka evidentuar lëndët të cilat duhet të kalojnë në Prokurorinë Publike. Këto janë informata jozyrtare nga prokuroria, pasi dje morën shkresë nga prokurori republikan, Ljubomir Jovevski, lidhur me marrjen e lëndëve të PPS-së. Në kumtesën e Prokurorisë Speciale shkruan se e kanë informuar Jovevskin se lëndët janë të gatshme, edhe pse nuk ceket se kur do të dorëzohen.

Marketing

“Duke vepruar pas shkresës së dërguar deri te PP e RMV-së, është dorëzuar njoftim se Prokuroria publike për ndjekje të veprave penale që kanë të bëjnë dhe që rrjedhin nga përmbajtja e materialeve të përgjuara në mënyrë të paligjshme, PP-ja është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët për të cilat vepron me të gjitha shkresat dhe provat”, thonë nga Prokuroria Publike Speciale.

Prokurorja Lençe Ristoska, para seancës së sotme gjyqësore për rastin “Talir”, thekoi se sipas ligjit, PPS-ja ka mandat edhe një vit dhe se shpreson se do të gjendet ndonjë zgjidhje.

“Shumë herë kemi bërë thirrje për rëndësinë e sjelljes së këtij ligji dhe njoftimi ynë i fundit thekson më shumë arsye se pse është aq e rëndësishme që të sillet ky ligj. PPS-ja ende ekziston, ende funksionojmë, sipas ligjit për PPS, deri në shtator të vitit 2020 do të ekzistojmë, kështu që besoj se do të gjejnë mënyrë, unë nuk humb shpresë dhe besoj se do të gjendet zgjidhje ligjore adekuate”, deklaroi prokurorja e Prokurorisë Publike Speciale, Lençe Ristoska.

Edhe të punësuarit në PPS me letër iu drejtuan presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev, ministres së drejtësisë Renata Deskoska si dhe ambasadorëve të SHBA-ve Kejt Bërns, të BE-së Samuel Zhbogar dhe Holandës Dirk Jan Kop. Ata shkruajnë se janë të zhgënjyer për shkak se ende nuk dihet fati i PPS-së dhe vendeve të tyre të punës edhe pse kanë pranuar të punojnë në këtë prokurori në kohë kur ka pasur rrezik për ata dhe për familjet e tyre.

Marketing