Ristoska: PSP-ja do të rikthej besimin te qytetarët

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristoska në një intervistë për Deutsche Welle tha se rrethana tjera janë arsyeja për rënien e besimit të qytetarëve në PSP. Kjo është intervista e parë e Ristoskës pas një periudhe të gjatë. Edhe pse nuk është më e pranishme në publik dhe në media si më parë, Ristoska vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj pasi së fundmi ajo u emërua si prokurore e parë për lidhjet e Maqedonisë me trupin për bashkëpunim gjyqësor me BE-në në fushën e drejtësisë penale (Eurojust).

“Unë personalisht besoj se rënia e besimit në PSP-në është pasojë e disa rrethanave, disa prej të cilave lidhen me zhvillimet shoqërore dhe politike në vend që ndërlidhen me funksionimin e institucioneve të sistemit. Shpresoj që në periudhën që vijon, PSP-ja do të rikthej besimin te qytetarët sepse besimi i qytetarëve në institucione është thelbësor për përmirësimin e gjendjes në shoqërinë tonë”, tha Ristoska.

Lidhur me propozimet ligjore që do të përcaktojnë të ardhmen e PSP-së në Prokurorinë Publike të Republikës, Ristoska thekson nevojën për një mekanizëm që në të ardhmen do të kontrollojë punën e PSP-së.

“Sipas mendimit tim, nuk ka rëndësi nëse zgjatja e mandatit të PSP-së do të rregullohet me ligj të veçantë. Ajo që unë mendoj është e rëndësishme është që PSP të mbajë autonominë dhe pavarësinë financiare, pasi kjo siguron kushtet e nevojshme për punë dhe garanton pavarësi në veprim. Po ashtu pajtohem me qëndrimet e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë se duhet të gjendet një mekanizëm i përshtatshëm për të mundësuar kontrollin e punës së PSP-së”, ka thwnw mids tjerash Ristoska.