Lupço Ristovski nga Instituti për demokraci “Integra” vlerëson se retorika negative, respektivisht thirrjet raciste paraqesin rrezik për vendin i cili ndodhet në fazën kritike. Ai nuk përjashton mundësinë që këto ngjarje të ketë edhe prapavijë tjetër, apo qëllime të fshehura.

“Nuk është në rregull të ndodhin ngjarje të tilla. Mirë është të ketë mendim kritik, por gjithmonë duhet të vije në shprehje dinjiteti dhe të ketë respekt për mendimet e kundërta të të tjerëve. Kjo është lufta politike që e quajmë nivel i lartë i kulturës politike në një popull. Nëse i analizojmë më thellë këto ngjarje ndoshta vërtetë kanë prapavijë tjetër, ndoshta kanë qëllime të fshehura. Çdo ashpërsim i marrëdhënieve ndër-etnike brenda në shtet në këtë fazë kritike të zhvillimit të shtetit, më duket se jo vetëm që nuk është i mirë por është shumë i rrezikshëm. Retorika duhet të qetësohet”, tha Lupço Ristovski, Instituti për Demokraci “Integra”.