Pandemia ka pezulluar shumë punë, projektet e aktivitete të ndryshme.

E përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe tek artistët të cilët ndalen të gjitha projektet muzikore, duke u vendosur në karantinë, e kështu veproi edhe ylli i muzikës, Rita Ora.

Për muaj të tërë këngëtarja kosovare me famë botërore qëndroj e izoluar me miqtë e saj në periferi të Londrës.

Por, tashmë ka filluar rikthimi në normalitet dhe Rita ka nisur punën për projekte të reja për të cilën ka bërë të ditur përmes postimit të disa fotografive në rrjetin social, Instagram.

“U ktheva në xhirime, gjëra të reja së shpejti”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Ndërsa, kujtojmë që Rita së fundi pushoj në ishujt grek bashkë me të dashurin e saj të ri.