Rita Ora në librat shkollorë të gjuhës angleze në Spanjë

Rita Ora tashmë gjendet edhe në librat e gjuhës angleze. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora shënon suksese të shumta në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net. Ani pse ka një vit që nuk ka sjellë këngë të re, këngëtarja ka qenë vazhdimisht në titujt e medieve rozë. Tashmë, Rita shënon edhe një tjetër arritje, ajo ka përfunduar në librat shkollorë për gjuhë angleze në Spanjë. Të paktën kështu ka bërë të ditur një përdorues i Twitter, i cili publikoi një fotografi të librit ku është pjesë edhe imazhi i Rita Orës, gjatë adoleshencës.

Marketing

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të anglishtes së shkollës së mesme”, ka shkruar ai.

Ndryshe, këtij suksesi i është gëzuar e ëma e Ritës, Vera Ora, e cila shpërndau postimin.

Marketing