Rita Ora nxit thashetheme për romancë me regjisorin Taika Waititi

8:16 | 24 Prill 2021

Marketing

Rita thuhet se ka nisur romancë me regjisorin 45 vjeç, Taika Waititi, ndërsa ndau një moment komod pranë tij.

Rita Ora ka ngjallur thashetheme romance me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, ndërsa ajo ndau një pamje tepër komode në internet të enjten, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 30 vjeçe, ngarkoi një foto të regjisorit të Thor, 45 vjeç, duke e përqafuar ndërsa ishin veshur me rroba të kombinuara “Gucci”.

Fotografia nxiti spekulime, ngase fansat supozuan se Rita kishte një rol në filmin e tij të ardhshëm.

Në foto, Taika mbajti një kapele për të fshehur pjesërish identitetin e tij, ndërsa Rita në mbishkrimin e fotos shkroi “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua ..’ së bashku me një emoji zemre.

Çifti i përfolur u panë duke dalë nga një avion privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sidnej kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.

Artistët e Hollywood-it po qëndrojnë atje për të xhiruar skena për filmin Thor Love dhe Thunder të Taikas, përveç Russell Crowe, i cili u pa duke shëtitur me biçikletë me Ritën javën e kaluar.

Fotoja nxiti thashetheme për një romancë mes tyre, ndërsa u raportua se çifti ishin parë duke u puthur brenda një restoranti.

Fansat kuroizë në rrjete sociale e pyetën Ritën, e cila në fillim të këtij viti u nda nga Romain Gavras, nvse do të ketë një rol në filmin e tij.

Një përdorues i Twitterit tha: ‘Kur Taika Waititi vjedh Rita Orën në filmin e parë Thor, duke e bërë Ritën, vajzën e parë pop në MCU! ‘(ju lutem mos më korrigjoni nëse jam gabim, kam parë mbase 5 filma të mrekullueshëm, nuk më intereson)’.

Një tjetër përdorues supozoi se në fotografi ishte Idris Elba.

Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, më 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë dy vajza, Te Hinekāhu, tetë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeçe.

Drama e tij e luftës, Jojo Rabbit, fitoi çmimet Oscar dhe BAFTA për “Skenarin më të mirë”.

Ndërkohë Rita është duke qëndruar në Sidnej për të filmuar serinë e ardhshme të The Voice Australia. /Lajmi.net/