Rita Ora shkaku i divorcit mes Liam Payne dhe Cheryl?

Rreth një vit më parë këngëtari Liam Payne është divorcuar nga këngëtarja 36-vjeçare Cheryl. Ata u ndanë në korrik të vitit të kaluar pas 2 vitesh e gjysëm martese dhe kanë mbetur miq për hir të djalit të tyre Bear.

Marketing

Kaq kohë pas ndarjes Liam ka lënë të kuptohet që ka qenë xhelozia shkaku që çoi në ndarje. Gjatë një interviste “Closer” ai la të kuptohej se dueti i tij me këngëtaren me origjinë shqiptare Rita Ora ishte një nga arsyet e xhelozisë së ish-bashkëshortes së tij.

Ata kanë kënduar së bashku këngën “For You” pjesë e filmit “The 50 Shades Freed” ku janë shfaqur mjaft të afërt gjatë perfomancës së tyre.

Gjithashtu Payne theksoi se me Ritën kanë qenë vetëm shokë dhe se ishte shumë komode në punë. Nga të gjithë bashkëpunimet e tij ai adhuron pikërisht atë që ka patur me Orën.

Marketing