Rita Ora sjell këngën ‘Ritual‘

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue.

Marketing

Këngëtarja kosovare ka kohë që e kishte paralajmëruar këtë këngë, por që ajo vetëm tani e ka publikuar me videoklip.
“Ishim të bekuar për të punuar në këtë projekt arti për ju dhe shpresoj se do ta doni po aq sa e dua unë”, është shkrimi i Ritës në Instagram.

Rita duket tepër bukur në këtë videoklip, me një stil më ndryshe derisa tregon format e saj trupore që janë tepër seksi.

Fatkeqësisht kjo këngë, për momentin, në Kosovë ende nuk mund të shikohet përpos në versionin audio.

Marketing