Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi publikoi një shkrim në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje femrave që të kenë kujdes në bërjen e testeve të rregullta, në mënyrë që të jenë në gjendje të diagnostifikojnë sëmundjen para se të jetë tepër vonë.

Duke pasur një përvojë të hidhur jetësore, me mamanë e saj e cila është prekur nga kjo sëmundje vite më parë, por ia ka dalë mbanë ta mposhtë dhe një nga gjërat që e ndihmoi më tepër ishte diagnostifikimi i hershëm.“Unë kurrë nuk kam folur me të vërtetë për atë se sa e rëndësishme është për ne vajzat që të kemi një test të rregullt ‘Smear’ për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Është kaq e rëndësishme për të mbrojtur veten tonë dhe të nxisim të ardhmen kundër një prej shkaqeve më të zakonshme dhe të parandalueshme të kancerit tek gratë”, ka shkruar fillimisht Rita në InstaStory.Më pas, ajo ka vazhduar shkrimin duke thënë se ndjehet me fat që ka rastin të bëjë një test të tillë, për t’u konfirmuar që është mirë, dhe si test nuk merr kohë më shumë se 20 minuta.

“Jam e bekuar që kam një platformë kaq të madhe për të folur për çështje të rëndësishme dhe dua të ndihmoj që vajzat të jenë të sigurta dhe të vetëdijshme në të gjithë botën”, ka shkruar më tej këngëtarja e lindur në Prishtinë.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/rita-1-e1569508180589.png

evn