Rita pas koncertit në Londër: Të jesh nga Kosova, është e vështirë të bëhen ëndrrat realitet(Foto)

Rita Ora koncertin e mbrëmshëm nuk do ta harrojë asnjëherë.

Rita Ora, në kuadër të turneut evropian, mbrëmë ka mbajtur koncert në “The 02 Arena”, në Londër, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dhuroi performancë mahnitëse në skenë, ku të ftuar ishin edhe Liam Payne, Sean Paul dhe Charli XCX.

Ajo ishte përgatitur në maksimum për këtë paraqitje, ku çdo gjë shkoi ashtu siç e kishte planifikuar.

I gjithë publiku, që ishin të shumtë në numër, kanë brohoritur bashkë me Ritën, teksa po këndonte hitet e saja.

Në rrjete sociale, Rita ka publikuar disa fotografi nga kjo performancë, ku falënderon të gjithë që u kujdesën që kjo mbrëmje të jetë e paharruar për të.

Ajo ka publikuar edhe disa video, përmes së cilave shihet numri i publikut që ishte i pranishëm.

Rita thotë se të vish nga një vend siç është Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por nevojitet shumë punë.

“Durimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të keni, miqtë e mi gjithmonë thonë se unë kam shumë për të thënë dhe duhet ta mbyll gojën dhe të këndojë, por një herë në jetën time, unë jam pa fjalë. Të jesh nga unë vij, nga Kosova, është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por me të ardhur këtu, unë i kam bërë ëndrrat e mia realitet dhe unë nuk mund ta harrojë një gjë të dytë, unë punoj shumë, por kjo është arsyeja pse, çfarë thash mbrëmë edhe e nënkuptoj. Fansave të mi dëshiroj t’u them faleminderit që më qëndroni pranë gjatë gjithë këtyre viteve, në ulje, ngritje, luftë, triumf. Ju dua”, ka shkruar Rita.