Rivaldo: Messi – Ronaldo, ky është futbollisti më i mirë në botë

ivaldo nuk ka dyshime në lidhje me futbollistin më të mirë në botë.

Marketing

Rivaldo ka thënë se Leo Messi është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

Ish futbollisti i Barcelonës ka përmendur yllin argjentinas në krye të listës, para Cristiano Ronaldos.

“Për momentin Messi”, deklaroi Rivaldo për “El Larguero”

“Cristiano Ronaldo është i dyti, kurse të tretin nuk e kam menduar. Neymar nuk do të jetë i treti. Për të gjitha që kanë ndodhur në sezonin e fundit”, u shpreh ai.

Rivaldo ka mbështetur bashkëkombësin e tij të rikthehet në La Ligë pas spekulimeve rreth transferimit te Barcelona.

“Nëse kthehet në futbollin spanjoll, sezonin e ardhshëm mund të hyjë në mesin e tre futbollistëve më të mirë”, theksoi ai.

https://twitter.com/i/status/1166474390814543873

 

Marketing