Rivalët në fushë, por jo edhe jashtë saj: Futbollistët e huaj në Maqedoni në një vend

Vardari, Shkëndija, Maqedonia Gjorçe Petrov dhe Shkupi kanë lojtarë brazilianë në radhët e tyre. Në fushë ata janë rivalë të vërtetë, por jo edhe jashtë saj, ku shoqërohen në mënyrë aktive. Këta futbollistë u mblodhën në një nga kafenetë e Shkupit dhe u argëtuan gjatë kohës së lirë. Atmosferën e përcolli Stenio Junior nga Shkëndija.

Në fotografi shihen Juan Felipe, Júnior dhe Villain Lira nga Vardari, Robson Da Silva, Izaldo, Padu Carvalho, André Penalva dhe Bianor Neto nga Maqedonia Gjorçe Petrov dhe Sergio nga radhët e Shkupit. Është mirë t’i shohësh të gjithë në një vend. Të kujtojnë se sporti bashkon, të paktën jashtë fushës.