Rivali i Netanyahut mohon lajmet se është sulmuar nga Inteligjenca iraniane

Benny Gantz, rivali më i fuqishëm i kryeministrit Benjamin Netanjahu në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Izraelit, hodhi poshtë artikujt e gazetave politike, për akuzat se telefoni i tij celular ishte sulmuar nga inteligjenca iraniane.

Ish shefi i forcave të armatosura izraelite po fliste afër kufirit me Gazën, pas një dite që pa përshkallëzimin më serioz të muajit, midis ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në enklavën bregdetare.

“Ne jemi në mes të një ngjarjeje të vazhdueshme të sigurisë … dhe dikush po nxjerr një histori të thashethemeve politike”, tha Gantz. “Unë nuk mendoj se Benny Gantz është historia këtu. Nuk ka asnjë çështje të sigurisë atje. Asnjë kërcënim dhe asnjë shantazh”.

Gazetat e Izraelit njoftuan të enjten se shërbimet e sigurimit Shin Bet të vendit, besonin se shërbimi i fshehtë i Iranit kishte hyrë në informacionin dhe korrespondencat personale të ish-gjeneralit dhe e kishte njoftuar atë për hakërim pesë javë më parë.

Partia e qendrës e Gantz, Blue and White, ka tejkaluar Likudin konservator të Netanyahut në sondazhe, në prag të votimit të 9 prillit.