Rivaliteti mes motrave dhe vëllezërve: Si prindërit mund të prishin marrëdhëniet mes fëmijëve

Çfarë është rivaliteti mes vëllezërve dhe motrave?

Rivaliteti mes fëmijëve përshkruan konfliktin e vazhdueshëm midis fëmijëve në të njëjtën familje dhe mund të marrë formën e:

Marketing

– përplasjeve verbale dhe fizike
– përdorimit të gjuhës ofenduese
– grindjeve
– konkurrencës së vazhdueshme
– ndjenjave të zilisë

Çfarë e shkakton rivalitetin?

– Ndryshime të mëdha në stilin e jetesës
– Moshat dhe fazat e rritjes
– Xhelozia
– Mungesa e aftësive për zgjidhjen e konflikteve
– Dinamika në familje

Përshkrime të situatave

Krahasimi mes fëmijëve: Mund të duket sikur krahasimi me fëmijët e tjerë mund të shërbejë si një motiv i përsosur. Sidoqoftë, fëmija do të dëgjojë vetëm që ju e doni më shumë vëllain ose motrën e tij dhe se ai ose ajo është më keq. Krijon ndjenja hidhërimi dhe zilie, të cilat mund të çojnë në probleme të vetëvlerësimit.

Kujdesja ndaj fëmijëve të tjerë: Rekomandohet që fëmijët e rritur të angazhohen me kujdesin e më të vegjëlve, por kur kjo kthehet në një formë detyre për fëmijën, ka gjasa të shkaktohen marrëdhënie problematike.

Pritshmëritë: Situatat që shfajësojnë fëmijët më të vegjël mund t’i ngarkojnë fëmijët e tjerë me një ndjenjë përgjegjësie dhe presioni të vazhdueshëm.

Konkurrenca: Një zakon tjetër i keq që kanë shumë prindër është provokimi i hapur i konkurrencës midis fëmijëve. Emocionet që ata përjetojnë nga humbja ose fitorja janë vërtet të forta. Kjo është arsyeja pse do të ishte më e përshtatshme që prindërit t’i bënin fëmijët skuadër në vend të konkurrentëve.

Mënyra për të arritur harmoninë

1. Harroni çfarë dini për “drejtësinë”: Nëse të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, atëherë mënyra sesi prindërit duhet të sillen me ta ndryshon.

2. Jepuni prioritet një-nga-një: Çdo ditë, përpiquni të gjeni disa minuta për të folur me secilin nga fëmijët individualisht.

3. Promovoni një kulturë ekipi në familje.

4. Jepuni të gjithëve hapësirë: Nëse fëmijët ndajnë një dhomë gjumi, caktoni zona të shtëpisë ku secili mund të qëndrojë vetëm.

Kini parasysh që: Fëmijët do të zihen. Ndoshta nuk është faji juaj, por nëse zënkat e tyre janë të tepruara ose me të vërtetë prishin harmoninë familjare, është koha që të hidhni një vështrim më të thellë të konfliktet.

Marketing