RMV/ 1 vjetori i anëtarsimit në NATO, Osmani: Koha është të punojmë për bisedimet me BE-në

Prolongimi i njëpasnjëshëm i fillimit të bisedimeve me BE -në nuk i kontribon askujt, as vendit të  e as kredibilitetit të BE-së, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Në 1 vjetorin e anëtarsimit të plotë në NATO,  Osmani potencoi nevojën për vazhdimin e aktiviteteve  për të shënuar edhe strategjinë e dytë nacionale,  fillimin e bisedimeve me BE-në .
Ritheksoi se vendi është i gatshëm të fillojë bisedimet, duke sqaruar se  ende pa filluar negociatata,  1/3 e legjislacionit të BE-së veçmë është i harmonizuar me ligjet vendore.  Shpreson në fillimin e bisedimeve deri në fund të muajit qershor, kur do të mbahet samitii i Këshillit të BE-së.
“Duhet të vazhdojnë përpjekjet për të realizuar edhe qëllimin e dytë strategjik të vendit tonë në politikën e jashtme, anëtarsimin e plotë në BE. Prandaj sot kam ftuar ambasadorët tonë,  shefat e përfaqësive  diplomatike dhe konzulare në vendet  e BE,  për të biseduar dhe përgatitur për një aktivitet diplomatik në muajt e ardhshëm me qëllim që të kapim samitin e qershorit të BE-së, për të arritur konsensus për tekstin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare”, u shpreh ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Duke folur për problemet me Bullgarinë, Osmani pret që në periudhën në vijim  të krijohet atmosferë më pozitive  mes Shkupit dhe Sofjes pë zgjidhjen e kontesteve,  duke potencuar nevojën e përmbushjes së Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë nga ana e të dyja shteteve.
Marketing