RMV, 20 mijë raste aktive me Covid-19, 4.419 të vdekur dhe 35 mijë të vaksinuar

Gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë 10 mijë vaksinat “Pfizer” dhe po aq vaksinat pritet të arrijnë edhe më 26 prill. Vaksinat nesër me avion do të arrijnë në Sofje, ndërsa pasdite me transport të veçantë do të arrijnë në Shkup.

Marketing

Në fund të muajit prill do të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze, ndërsa vaksinimi do të vazhdojë me të njëjtin sistem siç ka qenë deri tani, përkatësisht sipas moshës.

Në Maqedoni deri tani janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë, prej të cilëve 13 mijë e kanë pranuar vaksinën “AstraZeneca”. Diku më pak se 3 mijë ka me vaksinën ruse “Sputnik V” dhe 1 mijë me vaksinën ruse.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik që i publikoi dje, nga 3.988 testime gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 824 raste të reja. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 682, ndërsa kanë vdekur 31 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni numri i të diagnostifikuarve është 146.733 ku prej tyre 122.121 janë shëruar dhe 4.419 kanë humbur jetën. Në Maqedoni numri i rasteve aktive mbetet të jetë mbi 20 mijë.

Marketing