RMV, 54 milion euro në inter-konektorin me Greqinë

Maqedonia e Veriut  do të marrë pjesë me aksione në ndërtimin e terminalit për gaz natyror të lëngshëm në Aleksandropoli të Greqisë. Investon 54 milion euro në inter – konektorin për lidhje me Greqinë, prej të cilave 13 milion euro janë grande evropiane për mbikëqyrjen dhe projektim. Këtë e deklaroi kryeministri Zaev pas takimit me ndihmëssekretarin amerikan shtetëror për energjetikë, Fransis Fanon. Bashkëpunimi energjetik është i rëndësishëm për vendin tonë, tha Zaev.
“Biseduam për rëndësinë e përkrahjes për inter – konektim për gaz nga ana e Greqisë. Nga kjo fitojmë edhe një mundësi për furnizimin me gaz natyror nga Azerbejxhani dhe njëkohësisht edhe mundësinë për lidhje me terminalet në Greqi, mundësi me Izraelin dhe nga gjitha rajoni mesdhetar.”,– deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Lidhja e RMV-së me korridorin energjetik me Bullgarinë dhe Greqinë është interes kryesor i SHBA-ve, tha ndihmëssekretari shtetëror amerikan për energjetikë, Fanon. Sipas tij, nuk është në rregull RMV të ketë vetëm një furnizues gazi, sepse kjo ndikon në pavarësinë e politikës së tregut.
“Maqedonia e Veriut është e rëndësishme në raport me gjeografinë, si rajon qendror, pra për prodhimet e rafinuara, importi i atyre prodhimeve, rrjeti distribuues dhe tregu. Kjo vlen edhe për gazin natyror, por megjithatë nevojitet vullnet politik me qëllim që ky vizion të bëhet realitet.”,- tha ndihmëssekretari amerikan shtetëror për energjetikë, Fransis Fanon.
Zaev paralajmëroi se në të ardhmen do të shqyrtohet propozimi i Bashkësisë Energjetike Evropiane dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë që tatimi i vlerës së shtuar për energji elektrike prej 18% të  mund të ulet.
Marketing