RMV/ Bilanci i Kovid 19 për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.473 teste të kryera janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 7 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 16 pacientë, shkruan Alsat.

Marketing

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë, nga Tetova dhe Gostivari. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.086 raste, prej të cilëve 150.295 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 300 raste aktive me virusin korona.

Marketing