Maqedonia e Veriut është zgjedhur destinacioni për udhëtime nga ana e turistëve holandez. Çmimin “Shpërblimi i artë për destinacionin e udhëtimit, vendi e mori si rezultat i votimit të turistëve holandez të cilët është dashur ta vlerësojnë vizitën e tyre në vendet e huaja.

Më lartë është vlerësuar lokacioni i shtetit me 8,2 pikë, pastaj restoranet me 8,1 dhe kultura me 8 nga 10 pikë të mundshme. Mikpritja është vlerësuar me 7,9 ndërsa lokalitetet me 7,8. Nga qytetet më lartë është vlerësuar Ohri me 8,1 ndërsa menjëherë pas janë Shkupi, Manastiri dhe Struga me 7,6, 7,5 dhe 7,2.

Hulumtimi është zbatuar nga platforma holandeze Reisgraag.nl e cila e hulumton kënaqësinë e shërbimit të tur-operatorëve holandez, vendeve dhe vendeve turistike në mbarë botën. Kjo platformë është edhe agjenci turistike e cila tradicionalisht e organizon ngjarjen “Reisgraag Awards” me rastin e ndarjes së çmimeve në vend, destinacionet dhe vendet të cilat kanë marrë vlerësime më të larta nga mysafirët holandez./