RMV Kovid 19/ Pothuajse gjysma e rasteve aktive janë në Shkup

Nga gjithsej 5550 raste aktive të Kovid-19 në vend, pothuajse gjysma ose 2674 janë në Shkup. Numri më i madh – 534 janë në Komunën e Aerodromit, pasuar nga Karposhi – 446, Qenda- 445, Kisella Vodë – 320, Gazi Babë – 280, Gjorçe Petrov – 216, Çair – 115 dhe Butel – 111.

Raste aktive ka edhe në Ilinden – 36, Sopishtë – 21, Petrovec – 17, Shuto Orizarë – 16, Saraj – 16, Çuçer Sandevë – 9, Haraçinë – 8, Zelenikovë- 8, Studeniçan – 5, 12 janë të huaj, ndërsa 59 të pashpërndarë.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 5550.