RMV/Kovid-19, tre viktima dhe 18 raste të reja

Nga 263 teste të bëra brenda 24 orëve të fundit , 18 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Numri më i madh është shënuar në Kumanovë (9), Shkup, Tetovë dhe Shtip nga dy raste ndërsa Veles dhe Gostivar nga një rast. Rasti i parë është evidentuar edhe në Pehçevë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 1225,

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tre viktima nga Covid-19 në vendin tonë, duke çuar në 54 numrin e rasteve që kanë përfunduar me fatalitet.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 21 pacientë të shëruar – 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, të gjithë kanë qenë në kurim shtëpiak. Deri më tani, në vendin tonë 200 pacient janë shëruar nga Covid-19. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë realizuar gjithsej 12133 teste të Covid-19.

Marketing