RMV Kovid 19, ulet numri i të prekurve dhe të hospitalizuarve

Ditëve të fundit ka shënuar rënie numri  të infektuarve dhe atyre ë trajtim spitalorë nga virusi korona në vend. Por numri i atyre që humbin jetë në bazë ditore vazhdon të jetë i lartë. Në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin po mjekohen 984 kovid pacientë, bëjnë të ditur autoritetet shëdnetësore sipas të cilave ka edhe 320 shtretërtë lirë.
Autoritetet shëndetësore në vend kanë paralajmëruar se vaksinat e parta anti kovid në vend do të arrijnë në muajt e pare të vitit 2021por nga VMRO-DPMNE pyesin nëse minsitri I shëndetësisë Filipçe dhe kryemisnitri Zaev kanë realizuar takime me prodhuesit e vakcinave? Derisa evropa po vaksionohet në Maqedoninë e Veriut vazhdon të flitet për të vdekur, të infektuar të ri dhe teste, kanë deklaruar VMRO-DPMNE, duke akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të pandemisë dhe mos sigurim të vaksinës anti kovid.
“Kur do të nis vaksinimi kundër virusit korona, cili është plani, me çfar kualiteti do të jenë vaksinat dhe a do të kenë mundësi për zgjedhje të vaksinave nga prodhues të ndryshëm, e jo Filipçe të na bindë se do të kemi vakcina për 400 mijë qytetarë nga KOVAKS mekanizmi, pa na sqaruar qartë kur do të arrijnë dhe cili është plani I vakcinimit?”, tha Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së për vakcinimin që e planifikojnë Filipçe dhe Zaev, qytetarët nuk dine pothuajse asjë dhe janë në pritje të informative.