RMV kovid qendrat/Trajtohen 875 pacientë, 430 vende të lira

Në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut gjenden gjithsej 875 pacientë të shtrirë që janë duke u shëruar nga virusi Kovid-19 dhe ka 430 vende të lira për pranim.

Marketing

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 23 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në  klinikat interne ka pasur pesë pranime dhe atë nga një në Klinikën për gastro-entero-hepatologji dhe një në Klinikën për ORL.

Dy të sëmurë  janë pranuar në Klinikën  për neurologji.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive janë hospitalizuar pesë të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 15 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendër po mjekohen 16 pacientë, në Klinikën për neurologji 18 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid-qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të vendosur 14 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 8 pacientë, ndërsa në ORL 7 pacientë.

Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë të shtrirë 17 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 104 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 123 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 27 pacientë.

Gjithsej 356 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 shërohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit.

Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

“Numri i pranimeve në ditët e kaluara është zvogëluar dhe këtë mëngjes deri në ora 8 kishte 128 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të shëruar, të lirohen vendet shtesë. Të gjitha repartet e sëmundjeve infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Marketing