RMV/ Miratohet propozimi, gjendje krize deri më 30 qershor!

Komisioni i mbrojtjes dhe sigurisë në seancën e sotme e miratoi propozim vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për gjendje krize në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë KOVID 19. Propozohet gjendja e krizës të zgjas deri më 30 qershor.

Marketing

Propozimi për vazhdim të gjendjes së krizës deri më 30 qershorë 2021 mori dritë jeshile në komisionin e mbrojtjes dhe sigurisë.  Ky propozim-vendim ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë me KOVID 19-tën.

Në seancën e komisionit disa deputetë kërkuan që kjo gjendje të zgjas vetëm deri më 31 mars të vitit 2021, respektivisht vendime të ketë çdo muaj varësisht prej situatës me pandeminë. Por të gjitha këto u hodhën poshtë, me çka propozimi i pushtetit kaloi filtrin e komisionit.

Më 19 dhjetor kalon një muaj që kur Këshilli i Sigurisë propozoi shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të pandemisë me koronavirusin, ndërsa më 20 dhjetor bëhen një muaj që kur vendi ndodhet në gjendje krize.  Gjendja e krizës nënkupton kyçjen e ushtrisë për të ndihmuar në sistemin shëndetësorë dhe mundësi që shteti të mund të përdorë kapacitetet spitalore private.

Sipas Ligjit për menaxhim me krizat, qeveria mund të shpall gjendje krize vetëm njëherë në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa më pas lidhur me këtë çështje duhet të vendos Kuvendi.

Gjendja e krizës miratohet me shumicë të thjeshtë, ndërsa në sallë, të pranishëm duhet të jenë më sa paku 61 deputetë.

Ushtria tashmë është angazhuar në terren me qëllim mbështetjen e policisë në sigurimin e objekteve në pajtueshmëri me nevojat e ministrisë së shëndetësisë.

Marketing