11 Tetori- Dita e Kryengritjes Popullore/ Zaev në Kumanovë, Grubi në Shkup, Osmani në Prilep

Maqedonia e Veriut sot kremton 79  vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe Luftës Nacional-Çlirimtare. Në organizim të Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton  “Gëzuar11 Tetori! Gjithmonë të lirë!” këtë vit do të mbahet në kushte të veçanta në harmonizim me protokollin për shënimin e festave shtetërore  të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive, gjegjësisht  pa tubime masive publike, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të protokolleve shëndetësore duke siguruar distancë dhe mbrojtje.
Me qëllim të respektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga virusi korona KOVID-19 numri i pjesëmarrësve në ngjarjet,  të cilët do të mbahen pa program tradicional kulturor artistik dhe pa tubime të qytetarëve, është i kufizuar.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rastin e festimit të 79 vjetorit të Ditës Kombëtare të Kryengritjes të Popullit Maqedonas, do të mbajë fjalim në shënimin solemn në Kumanovë që do të fillojë me vendosjen e luleve para  Memorialit- Përkujtimor në orën 11:00.
Kryeministri Zaev në vendosjen e luleve do të udhëheq delegacionin e përbërë nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.
Si pjesë e kremtimit të festës kombëtare 11 Tetori, delegacione qeveritare do të vendosin lule në Prilep dhe Shkup.
Në Prilep, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, do të vendosin lule në: Përmendoren Metodija Andonov-Cento, Përmendoren Kuzman Josifovski-Pitu, Rruga e Heronjve Kombëtarë, Përmendorja “Gruaja Luftëtare” dhe Varrezën e Pamposhturve, duke filluar në orën 8:30.
Kurora me lule të freskëta para Përmendores së luftëtarëve, që ranë për çlirimin e Shkupit, me fillim në orën 12:15, do të vendosen nga delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet mes Bashkësive,  Artan Grubi, dhe në përbërje të ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska, ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariciq dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Marketing