RMV/ Nuk ka rekomandime për masa tjera shtrënguese

Lidhur me masat e reja, Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendos në takimin e së Hënës, për t`i dhënë kohë vërtetimit nëse masat që janë në fuqi japin rezultate – thonë nga MSH-ja.

Marketing

Kështu është vendosur në takimin e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe me Kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive Dr.Zharko Karaxhovski dhe Dr. Suzana Manevska, të cilët përmes telefonit ishin konsultuar me anëtarët tjerë të Komisionit.

“Komisioni po ndjek situatën epidemiologjike dhe nëse ka nevojë, pas fundjavës do të rekomandojë masa plotësuese restriktive, sic janë mbyllje e plotë e disa operatorëve ekonomik dhe kufizimin e lëvizjes, nëse brenda një dite, në orët e pasditës ose gjatë fundjavës” – thonë nga MSH-ja.

Marketing